Kreu i Ungjillorëve, Doçi: Të gjithë besojmë ringjalljen, por s'predikojmë vetëvrasjen

6 Korrik 2020, 15:07

Presidenti i Vëllazërisë  Ungjillore të Shqipërisë, Ylli Doçi e ka quajtur si dështim të fesë së tyre në rast se vajzat kanë qenë Ungjillore dhe kanë vrarë veten. Ai shprehet se çdo fe beson te ringjallja, por e dënojnë vetëvrasjen.

"Ne si përfaqësues u informuam për familjen Josifi dhe për tragjedinë e tyre. Me këtë rast ne duam të ngushëllojmë të afërmit për humbjen e pakuptim të jetëve në izolim dhe shërim të plotë të vajzës së mbijetuar. Vërejmë një fenomen të rrezikshme në mediave të shkaqeve jo materiale të vdekjes së tyre duke implikuar vrasjen me fenë. U tha në fillim se ishin dëshmitarë të Jehovait. Në mënyrë absurde u theksua ideja e ringjalljes si problematikë kur fakti është se të gjitha fetë besojnë në ringjall dhe vetë ideja e ringjalljes është faktorë inkurajimi për jetën heroike përballë çdo sfide dhe jo kapitullimi para vdekjes.

Pastaj zhvillimet e implikimeve në shërbesat e Kishës Ungjillore, këto shërbesa i keni çdo ditë, pastaj zhvillimet e implikimeve përsëri jepet si shpjegim duke helmuar pa të drejtë perceptimin normal që kanë për kishat.  Të vajtojmë jetët e humbura dhe të urojmë shërim të mbijetuar, pastaj të gjykojmë faktorët, ti analizojmë me mençuri se pastaj do të mbrojmë harmoninë dhe shëndetin mendor të shoqërisë sonë që në këto ditë pandemia është e rënduar.