Krijohet qeveria e re në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptarët marrin 6 ministri, 2 zv. kryeministra dhe kryeparlamentarin

31 Gusht 2020, 11:19

MAQEDONI E VERIUT- Parlamenti i Maqedonisë së Veriut votoi të dielën para mesnate kabinetin qeveritar të udhëhequr nga social-demokrati Zoran Zaev.

62 deputetë të shumicës parlamentare votuan pro, 51 të opozitës ishin kundër. Një nga ligjvënsit e shumicës votoi nga një kabinë mbi sallën ku mbahej seanca për shkak të rekomandimeve nga autoritetet shëndetësore lidhur me koronavirusin.