Krijohet Regjimenti i Operacioneve Speciale, Peleshi: Rrisim kapacitetet operacionale

4 Mars 2021, 16:12 | Përditesimi i fundit: 2021-03-04 16:13:53

Regjimenti i Operacioneve Speciale është struktura më e re dhe më elitare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Regjimenti u krijua pas bashkimit të batalionit të Forcave Speciale dhe atij Komando.

Rreshtimin e parë organik të kësaj strukture, e përshëndeti edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj.

Ministri Peleshi vlerësoi kontributin shumëvjeçar të dy batalioneve tashmë të bashkuar, si dhe i siguroi efektivët e tyre se do të kenë vëmendjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm për të rritur më tej kapacitetet operacionale.