Hetimi trevjeçar, në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe partnerët europianë, zbuloi skemën që përfshinte platforma fiktive investimesh. Viktimat josheshin të investonin përmes call center që operonin në Tiranë, duke përdorur faqe si “fx-leader.com”. Fitimet ishin virtuale, ndërsa depozitat zhdukeshin. Në skemë të përfshirë izraeliti, Rafael Genish, si drejtues i aktivitetit dhe 38 shqiptarë të cilët kryenin mashtrimet në grup.