Shënohet një tjetër viktimë në Vlorë nga krimi brenda familjes. Burri ka masakruar gruan pas një debati në familje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë mesditën e sotme rreth orës 13:00.
Viktima është rreth 40-vjeçe, por ende nuk dihet identiteti, ndërsa mësohet se burri pasi e ka goditur gruan disa herë me sëpatë në kokë dhe pjesët e tjera të trupit e ka qëlluar me thikë në fyt duke e lënë të vdekur në vend.
Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë, pasi dëgjuan ulërimat, ndërsa pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital, 40-vjeçarja kishte ndërruar jetë.
