Krimet e luftës në Kosovë, Cakaj: Duhet të dënohen, kemi qenë të qartë me ndërkombëtarët

28 Prill 2020, 16:06 | Përditesimi i fundit: 2020-04-28 19:58:20

TIRANE-Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj u shpreh në një intervistë për Report Tv se drejtësia duhet të shkojë në vend dhe krimet e luftës nga Serbia në Kosovë duhet të dënohen. "Drejtësia duhet të shkojë në vend. Krimet e luftës të dënohen. Kemi qenë të qartë me ndërkombëtarët. Serbia ka kryer krime në Kosovë është përgjegjëse për krime jo vetëm në periudhën e luftës por historikisht për periudha më të gjata" tha Cakaj.