Krimet në qytetin verior / Gazetari i Report TV Driçim Çaka: Vrasjet në Shkodër, nga e njëjta dorë

3 Shtator 2018, 10:24

Ngjarjet kriminale që kanë tronditur qytetin e Shkodrës, kush fshihet pas tyre dhe çfarë dihet deri më tani për hetimet e policisë, kanë qenë tema kryesore e diskutimit në studion e Report Tv, ku i ftuar ishte gazetari Driçim Çaka. Çaka ka thënë se vrasja e Arjan Ferracakut është një vrasje mafioze. Çaka ka theksuar se autorët kanë qenë të mirëorganizuar dhe s’kanë lënë asnjë provë.

Vëmendja e policisë dhe ngjarjet kriminale kohët e fundit vijnë nga Shkodra. Nga janari i 2018-ës me atentatin që iu bë Lulzim Kullës, u prishën marrëdhëniet e mira mes bandave në qytetin e Shkodrës. Arjan Ferracaku është një vrasje mafioze. Autorët kanë marrë portofolin dhe telefonin për të shpërqëndruar policinë, por nuk është e vërtetë. Ata kanë qenë të mirëinformuar dhe mirëorganizuar për atë që do bënin. Konflikti që ka patur një vit më parë, Ferracaku ka të bëjë me një hotel. Konflikti ka qenë i madh dhe ka qenë edhe policia në vendngjarje.

Ka dyshime se në Shkodër vepron një grup kriminal, por deri më tani s’kemi të shoqëruar asnjë ngaa anëtarët e grupit. Ajo fushë në Livadhe përdoret gjithmonë për këto ngjarje. Zona s’ka kamera sigurie, nuk dihet çfarë kanë thënë dy shoqëruesit në polici, por ende s’është bërë identifikimi i tyre. Provat janë të pakëta, janë shoqëruar disa persona por ende s’ka informacion.

Driçim Çaka, gazetar

I pyetur se çfarë kanë deklaruar në polici dy personat që shoqëronin biznesmenin, Çaka tha se ata janë larguar menjëherë në momentin kur kanë nisur breshëria e plumbave.

Njëri prej tyre është i afërm, tjetri është shok i Arjan Ferracakut. Kanë thënë se kanë ikur me vrap. 15 plumba tregojnë se s’mund të ngatërrohet një person. Është pak e vështirë që këta persona të kenë ngatërruar person. Bëhet fjalë për një vrasje tipike mafioze. Arjan Ferracaku është nipi i ish-deputetes Mimoza Hafizi, Ferracaku është pronar i një sërë bizneseve në Shkodër. S’ka patur probleme të mëparshme me ligjin. Familje e madhe, me lidhje të shumta dhe biznese.

Driçim Çaka, gazetar