Krimineli në makinën e prokurorit/ Gazetari Qyno: Landi Muharremi pjesë e grupit çam

1 Nëntor 2019, 18:45

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno deklaroi në studion Report Tv se Landi Muharremi është pjesë e grupit çam në Shijak që vepron edhe në qytetin e Durrësit. Qyno theksoi se "Landi Muharremi ka lidhje e afërt me Muharrem Muharremin, i përfshirë në konfliktin për pronat te Gjiri i Lalzit, që humbi biznesmeni libanez. Vendimi është marrë nga Joana Qeleshi në gjykatën e Durrësit që dha dorëheqjen pak ditë më parë" tha ai.

Por si ka qenë dinamika e atentatit? "Ka qenë goditje paralele, makina e autorëve është afruar dhe ka qëlluar terë herë" tha Qyno. Por pikëpyetje lidhen edhe me përgjigjen me armë të personave që ndodheshin në makinë me Ndojën. "Mund të ketë qenë shofer nga reparti i RES policisë së shtetit që mbron sigurinë e prokurorëve, por kjo mbetet për t'u verifikuar.

Ndoja mund të ketë kërkuar siguri për mbrojtjen e tij dhe mund të ketë marrë një shofer nga RES, pra duhet verifikuar nëse është shofer personal apo efektiv i repartit" tha Elton Qyno.