Krishtlindja/ Rama prezanton projektin e 500 shtëpive, Basha uron nga Durrësi

25 Dhjetor 2019, 15:15

Festa e Krishtlindjes ka bashkuar politikën në një plagët më të mëdha të tërmetit, që ishte pikërisht qytet i Laçit. Ndonëse jo së bashku, kreu i qeverisë Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha kanë vizituar ditën e sotme Laçin duke përcjellë që andej urimin për festën simbol të të krishterëve.

Kryesocialisti Edi Rama u ndal në një familje 6-anëtarëshe në Gjorm të Laçit e cila prej tërmetit është vendosur në çadër, prej ku prezantoi edhe projektin për ndërtimin e 500 shtëpive nga shteti turk, të cilat siç tha Rama, do ta kthejnë Laçin në një qytet model.

Ndërsa kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha uroi Krishtlindjen nga kisha e Shën Mhillit në Laç e cila ndonëse e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit hapi dyert për besimtarët e krishterë.

Më herët në një deklaratë nga Durrësi Basha bëri thirrje për bashkim të fuqishëm për të përballuar situatën pas tërmetit.

    No videos found.