Krishtlindje e trazuar në Hong Kong, protesta dhe të arrestuar

25 Dhjetor 2019, 11:12

Në vigjilje të Krishtlindjes Hong Kongu është përfshirë nga protestat masive.

Mijëra të rinj janë përfshirë në përplasje me forcat e policisë duke hedhur objekte të forta ndërsa ndaj tyre policia përdori gaz lotsjellës.

Protestat në Hong Kong kanë muaj të tëra që zhvillohen me kërkesat që lidhen me lirinë e fjalës, të shtypit dhe pavarësinë nga Pekini.

Sipas “The Guardian” forcat e policisë, që nga fillimi i protestës në muajin qershor deri më tani kanë arrestuar rreth 6 mijë persona.