Krishtlindjet kremtohen në të gjithë vendin, besimtarët e krishterë luten për një jetë më të mirë

25 Dhjetor 2018, 15:36 | Përditesimi i fundit: 2018-12-25 16:41:45

Në të gjitha qarqet e vendit është kremtuar festa e Kristlindjeve . Në Shkodër besimtarët e krishterë festën e Krishtlindjes dhe meshën e shenjtë e kanë mbajtur në Katedralen Shën Shtjefni. Me mesazhin per lindjen e krishtit, Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër–Pult, Monsinjor Angelo Massafra iu drejtua besimtarëve me mesazhin e paqes, ku cdo njeri duhet te jetojë me paqe në shtëpi e kudo.

Festa e Krishtlindjes është festa e të mirës, festa e dashurisë e pajtimit. O Zot na ndihmo të ecim para me shpresë dhe me guxim duke qenë të bindur që ti je me ne. 

 Angelo Massafra, Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër

Ndërkohë Krishlindjet në Lezhë kanë qenë të gëzueshme edhe për fëmijet në nëvoje. Për ta kanë menduar nxënësit e shkollës së kuzhines të cilët janë solidarizuar dhe artin e tyre në gatim e kanë vënë në dispozicion, duke shtruar një drekë enkas për këta fëmijë.

"Ne jemi të lumtur që e bëjmë këtë bamirësi sepse na bën të ndihemi mirë, jo vetëm në orag festash,por çdo ditë nga pak", është shprehur një nga nxënësit 

Rreth 200 fëmijë u bënë pjesë e drekës festive të shtruar me rastin e krishlindjes, ndërsa ky organizim është kthyer në një traditë.

Edhe ne qytetin e Vlores është festuar lindja e krishtit ku besimtar të shumtë janë mbledhur në meshën e mbajtur nga At Konstandini, prifti pranë kishes Ortodokse. Mesha e cila nisi 23:00 mblodhi rreth vetës me qindra besimtar të cilët në këtë ditë të shënuar uruan njëri tjetrin krishtlindje të bardha dhe të begata .

Ndërkohë krishtlindjet për këtë vit Korçën e kanë gjetur të zbardhur nga dëbora. Peisazh fantastik në qytetin e serenatave, që këtë vit e priti Lindjen e Krishtit nën flokët e dëborës. Korça si çdo vit ka pritur mjaft edhe shumë qytetar të cilët kanë shkuar për të kremtuar lindjen e krishtit edhe nga qytet e tjera te vendit dhe jo vetëm.

Unë vij nga Fieri, kam zgjedhur Korçën sepse është një qytet i bukur U bekuam dhe nga Zoto na ra dhe borë, një pritje Krishtlindje me borë nuk e kisha festuar ndonjëherë me borë Është një qytet fantastic.

Turisti

"Ne kemi ardhur nga qyteti i Kuçovës,na kanë ardhur dhe fëmijët nga Greqia.  Zgjodhëm pikërisht Korçën, për të vizituar sepse dimë që Korça është e dalluar për resurset dhe shumë shumë e reklamuar  për resurset, traditën dhe kulturën e saj", është shprehur një nga turistët.

Ndërsa besimtarët e krishterë në rrethin e Lushnjes kanë festuar lindjen e krishtit në kishën e Shën e Premtës. Mesha është drejtuar nga at Arkipi i cili uron besimtarët e Lushnjës dhe mbarë vendit për harmoni dhe begati në familjet e të gjithë shqiptarëve