Krishtlindjet e futbollistëve/ Pogba 'i papërmbajtshëm', Messi, Ronaldo dhe Modric festojnë me familjet

25 Dhjetor 2018, 18:36

Futbollistët nga e gjithë bota kanë festuar që ta festojnë festën e Krishtlindjeve njësoj sikurse njerëzit e zakonshëm. Shumica prej tyre kanë zgjedhur të jenë pranë familjeve, ashtu si edhe rasti i Pogba-s që këto ditë duket më i lumtur se kurrë, kjo edhe për shkak të largimit të Mourinho-s.

Në një video të postuar në rrjetet sociale futbollisti francez shfaqet mjaft energjik në shtëpinë e tij, teksa shihet duke kërcyer së bashku me dy vëllezërit. Më tej Pogba dëgjohet teksa thotë: Kjo ndodh kur ne bëhemi bashkë.

Po kaq të lumtur janë shfaqur edhe yje të tjerë të futbollit, veçse më të përmbajtur se Pogba. Cristiano Ronaldo i ka uruar Krishtlindjet së bashku me të fejuarën e tij Georgina dhe katër fëmijët. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Messi me Modric, dy futbollistë të cilët njihen njihen si personazhe familjarë.

Më interesante është urimi i sulmuesit të Tottenham, Harry Kane. Anglezi ka postuar një foto ku duket pema e Krishtlindjeve dhe në maj të saj nuk është ylli i zakonshëm, por Këpuca e Artë që futbollisti e fitoi si golashënuesi më i mirë i “Premier League”.

Neymar ndërkohë ndryshe nga ç’na ka mësuar, këtë herë ka qenë i përmbajtur. Braziliani i Paris SG në foton e postuar për Krishtlindje shfaqet me prindërit e tij, motrën dhe një personazh të panjohur. Si përshkrim i fotos është fjala “familje”.

Portieri i Manchester United, De Gea, Krishtlindjet i ka uruar afër bredhit dhe nën shoqërinë e partneres Edurne, ndërsa sulmuesi i Chelsea-s Alvaro Morata përveç bashkëshortes Alice shfaqet edhe me dy binjakët e tij.