Krishtlindjet / Imzot Angelo Massafra: Njerëzit duhet të respektojnë dinjitetin e njëri-tjetrin

24 Dhjetor 2018, 13:45 | Përditesimi i fundit: 2018-12-24 14:20:34

Imzot Angelo Massafra si çdo vit edhe këtë prag Krishltindjesh ka dhënë mesazhin e tij për festën. Ndër të tjera ai u ka bërë thirrje njerëzve të bëhemi me human, Shqipëria ka nevojë për humanizëm. “Dëshiroj t’ju bëj një thirrje të fortë të gjithë burrave dhe grave me vullnet të mirë të cilësdo feje, dhe jobesimtarëve. Humanizimi i vërtetë nuk është i mundur kur përjashtohet Hyu nga jeta personale ose kur dekloroheni të krishterë jetohet në mënyrë pagane duke i bërë vetveten dhe nevojat e personit si një idhull për të jetuar e që duhet bindet. Le të bëhemi humanë, më zemërbujarë. Sot për Shqipërinë nevojitet një humanizëm i ri dhe shortët e Shqipërisë janë në duar të të gjithëve, ndërsa ai që pranon Krishtin bëhet një person që i siguron vetvetes jo lumturinë që premton kjo botë, por gëzimin e atj që është i dashur nga Hyu dhe për këtë mundet dhe duhet të jetë solidar me të tjerët”.