Krishtlindjet/ Papa Françesku mesazh besimtarëve të krishterë: Të jemi vëllezër

25 Dhjetor 2018, 14:36

Nga sheshi Shën Pjetër në Vatikan, Papa Françesku ka dhënë një mesazh për vëllazërim të të gjithë popujve në botë. Në meshën e Krishtlindjeve, Papa uroi të gjithë popujt e botës dhe uroi që të gjithë të jenë vëllezër, pasi sipas tij, vëllazëria është ajo që vlen si për familjen edhe për shoqërinë. “Urimet e mia shkojnë për të gjithë popujt. Le të reflektojmë për jetën. Mesazhi im për këtë ditë, vëllazëri. Të gjithë jemi vëllezër në humanizëm. E njëjta gjë që vlen në familje, vlen edhe për shoqërinë. Vëllazëria na mëson sesi të jemi njerëzor. Të jemi mirënjohës për jetën.”-është shprehur Papa Françesku.