Krisja për KQZ-në, Rama kërcënon Bashën: Ramë dakord se do ishte e depolitizuar! Lëri shantazhet

18 Qershor 2020, 15:07 | Përditesimi i fundit: 2020-06-18 15:16:15

TIRANE-Drafti i reformës zgjedhore që u miratua në Këshillin Politik me ndërmjetësimin e fortë të ndërkombëtarëve pak javë më parë është një fije peri larg grisjes. Paralajmërimin për hapin ekstrem e bëri kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme plenare. Kreu i qeverisë iu drejtua kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe anëtarit të këshillit politik nga LSI-ja Petrit Vasili që të lënë shantazhet, kërcënimet dhe sharjet në drejtim të Partisë Socialiste, pasi nuk janë vetëm noter të cdo gjëje që kërkojnë, por forca më e madhe politike në vend, qeverisëse.

"Mos na tundoni se për atë Zot, ajo është një marrëveshje që ka krijuar kushte pozitive për klimën, por për mua nuk është reformë, është një kthim mbrapa për funksion të faktit që Shqipëria të mos bëhet muhabet kafenesh lart e poshtë, por një fije peri e ndan nga grisja pasi këtë fije duhet ta ruajë mirë, se nuk e kemi për borxh që të shpifshin cdo ditë, pasi shumica e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë atë marrëveshje dhe nuk i duan listat e mbyllura. Mos kujtoni se jemi noterë të cdo teke që ju vendosni, se kur bëhet dhe kur nuk bëhet dhe ti ndalojnë sharjet, e kërcënimet ndaj PS-së, se mësimin ua kemi dhënë disa herë dhe prapë do ua japim, por në këtë pikë të mos na shqetësojnë se boll jemi tërhequr përtej cdo lloj pritshmërie edhe nga baza e votuesve tanë, që nuk e kuptojnë pse komisionet nuk u depolitizuan" tha Edi Rama.Rudina Hajdari tha se e mbajti fjalën duke firmosur marrëveshjen për hir të integrimit, ndërsa i kërkoi Edi Ramës që të mbante premtimin që dha që pas shkallës së parë të reformës zgjedhore do të diskutohej ndryshimi i sistemit. "Rama do të shkojë në pension politik, po i hapi listat. Por nuk e kuptoj atë lider opozite që do të rrijë sikur është, nuk e do votën e diasporës, depolizitimin e administratës.  Edi Rama ti gabohesh nëse mendon se ne jemi kartonë të votojmë atë reformë pa ndryshuar sistemin. Nëse ke ndërmend të shpallesh diktator mund ta bësh, nëse ke ndërmend, bashkë edhe me Bashën, thuaje, ne jemi bashkë dhe do të shpallim diktaturën. Edi Rama na premtove se do ta bëjë reformën me dy faza. Unë e ngjita atë shkallë, se vura interesin e shqiptarëve para meje, po tani ti ku e ke shkallën tënde, cfarë do të bësh ti? Sot listat e hapura i do e gjithë shoqëria shqiptare. Jeni bërë sulltanë. Nuk ka votë pa dëgjuar zërin e popullit shqiptar dhe Kuvendit." tha Hajdari.

    No videos found.