Kriza e çmimeve ul fuqinë paguese të kredive nga klientët! BSH: Pas një viti në rënie në prill huatë me probleme u rritën me 0.2%

10 Qershor 2022, 12:23

Çmimet e larta kanë nisur të japin efektet e para në shlyerjen e kredive, pasi për herë të parë pas më shumë se një vit në rënie të vazhdueshme, në prill është regjistruar rritje e kredive me probleme. Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë kreditë me probleme në muajin prill regjistruan shifrën e 5.4%, nga 5.2% që ishin në muajin mars.

Në total sipas statistikave të Bankës qendrore në prill, totali i kredisë së dhënë për ekonominë ishte 689,9 miliardë lekë dhe nga këto me probleme rezultojnë 37.2 miliardë lekë. ndërsa në muajin mars kreditë e këqija ishin në vlerën e 35.5 miliardë lekë.