Kriza e emigrantëve/Turqia: Policia greke po qëllon emigrantët në kufi. Presidenti Erdogan: Europa po i lë ata të mbyten

4 Mars 2020, 13:04

Policia greke po vazhdon të përleshet me grupe migrantësh në kufirin turk, të cilët po përpiqen të hyjnë në Europë.

Nga përplasjet raportohet për disa të plagosur nga plumbat në këmbë ndërsa disa migrantë u përpoqën të kalonin rrethojat afër vendkalimit kufitar të Pazarkule.