"Kriza ka filluar të kafshojë prapë", Basha - Ramës nga Durrësi: Lëri retorikat, zbato planin e PD

1 Tetor 2020, 11:03 | Përditesimi i fundit: 2020-10-01 14:51:40

Kreu demokrat Lulzim Basha pas përfundimit të takimit me biznesin e vogël në një dalje për median ka deklaruar se sipas tij kriza ka filluar të kafshojë qytetarët pasi fundi i shtatorit ka shënuar një rënie të thellë në ekonomi.

Ai ka akuzuar qeverinë se sipas tij nuk ka bërë asgjë për njerëzit, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të zbatojë planin e PD për rimëkëmbjen dhe t'i lërë konferencat për shtyp.

Sot kam ardhur për planin e rimëkëmbjes nga pandemia. Nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e rindërtimit por me gjendjen në të cilën ndodhet vendi nga pandemia dhe goditjen që ka marrë.

Sot dikush ka përgjegjësinë për t'iu përgjigjur këtyre njerëzve, jo më konferencë për shtyp por të tregojë çfarë plani ka sepse kriza ka filluar të kafshojë prapë. Fundi i shtatorit ka shënuar dhe një krizë më të thellë ekonomike.

Cila është përgjigjia e qeverisë për këtë krizë. 0 përgjigje. Shumicën e kohës e harxhon duke iu përgjigjur planit tonë. Ftesa që kam sot është t'i japin fund propagandës dhe të marrin planin  tonë me 5 pika dhe ta aplikojnë", tha Basha.

Çdo ditë e humbur duke treguar retorikë është një ditë që rëndon më shumë xhepat e shqiptarëve dhe që shtrëngon më shumë lakun e shqiptarëve, tha Basha ndërsa përmendi më pas disa pika të planit të PD.