Kriza në Bjellorusi, Lukashenko nuk tërhiqet-arrestohen opozitarë dhe aktivistë!

25 Gusht 2020, 14:02

Për të 16 ditë radhazi, në Bjellorusi vazhdojnë protestat në të cilat qytetarët kërkojnë largimin nga pushteti te presidentit Lukashenko, i akuzuar për manipulim të zgjedhjeve presidenciale dhe më pas dhunimin dhe arrestimin e protestuesve.

Gjatë protestës së mbajtur ditën e hënë policia arrestoi tre aktivistë kryesorë të opozitës si dhe një pjesë të protestuesve.

Këshilli i Koordinimit, i krijuar nga opozita, tha se anëtarët e tyre Sergei Dylevsky dhe Olga Kovalkova, një bashkëpunëtore e ngushtë e kandidates së opozitës në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, u arrestuan në kryeqytetin e Minsk. Më vonë ata gjithashtu deklaruan edhe për ndalimin e Aleksandër Lavrinovich, një drejtues grevë në një fabrikë të madhe industriale.

Policia arrestoi gjithashtu të paktën pesë nga disa qindra njerëz që ishin mbledhur në Sheshin e Pavarësisë së Minsk dhe pesë të tjerë në qytete të ndryshme të vendit, - thanë aktivistët. Ndalimet dhe arrestimet po tregojnw vendosmërinë e Lukashenkos për të shtypur demonstratat masive që kanë hyrë në javën e tyre të tretë.

Ndërkohë fituesja e Çmimit Nobel për Letërsinë, Svetlana Alexievich është thirrur nga hetuesia bjelloruse  si dëshmitare në çështjen penale që ka përfshirë disa disidentë të akuzuar për “minimin e sigurisë kombëtare" dhe për themelimin e "Këshillit Koordinues" të opozitës, në të cilën shkrimtarja është edhe ajo pjesë.

Ndërkohë po vazhdojnë thirrjet e ndërkombëtarëve për dialog mes palëve dhe dhënien fund të dhunimeve dhe arrestimeve