TIRANË- Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Europian (BE) ka mbështetur propozimin e Edi Ramës, në cilësinë e kreut të OSBE për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Përfaqësuesi i Lartë për politikën e jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell vë theksin se BE mbështet ndërhyrjen e OSBE në Bjellorusi, duke thënë se është gatshme të kontribuojë që palët të arrijnë të dialogojnë.
"Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë në përpjekjet për të lehtësuar një mënyrë paqësore dhe konstruktive për të dalë nga kriza në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale. Në këtë drejtim, BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t'i çuar më tej ato nëse kërkohet. Si një shtet anëtar i OSBE-së, Përfaqësuesi i Lartë shpreson se Rusia mund të ketë një ndikim pozitiv në mbështetjen e propozimeve të tilla", njofton Borrell.
Borrell ka ripërsëritur qëndrimi e Unionit se BE-ja nuk i njeh zgjedhjet e fundit në Bjellorusi dhe nevojën për një dialog gjithëpërfshirës kombëtar për një zgjidhje konstruktive. Ky qëndrim i është shprehur edhe ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov në bisedën telefonike që kanë pasur së bashku.
"Të enjten 20 gusht, Përfaqësuesi i Lartë për politikën e jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell ka folur me Ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, për situatën në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. Në cilësinë e tij si koordinator i Komisionit të Përbashkët JCPOA, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së ka komunikuar me Ministrin Lavrov për propozimet e fundit të SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB.