Kriza politike/ Zyrtari i DASH takon Ramën e Bashën, kryedemokrati: Fund pandëshkueshmërisë së politikanëve

4 Shtator 2019, 18:30

TIRANË- David Konstelancik zyrtari i DASH i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë ka patur një ditë intensive me takime të njëpasnjëshme  me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës joparlamentare.

Në orën 11:00 ai është pritur nga kryeparlamentari  Gramoz Ruçi. Gjatë takimit me Ruçin ai u shpreh se RNë orët e pasdite Konstelancik është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit është shprehur se  qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah SHBA.

Më pas radha u ka ardhur liderëve të opozitës. Fillimisht  ai u takua me kryedemokratin Lulzim Basha në orën 14:00 e më pas me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi në orën 15:30.
Pas takimit pati edhe një reagim nga kreu i opozitës Lulzim Basha i cili tha se me zyrtarin amerikan zhvilluan një diskutim konstruktiv.

Në orën 17:00 Konstelancik i ka shkuar në zyrë kreut të e qeverisë Edi Rama në ambientet e kryeministrisë.

Diplomati i karrierës Kostelancik gjatë vizitës në Shqipëri dhe takimeve me liderët e partive kryesore opozitare mendohet se ka kërkuar normalizimin e situatës me qëllim uljen e palëve në dialog për të kapërcyer ngërçin, që mund të ndikojë edhe në vendimin për hapjen e negociatave në mes të Tetorit.

E ndërsa dy vite më parë ishte Hoyt Brian Yee, ish-zyrtar i lartë i DASH-it që arriti që të zgjidhte krizën, tashmë mbetet për t'u parë nëse Kostelancik, që herët ka qenë edhe pjesë e stafit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë do të arrijë që të ketë sukses në përpjekjen e tij.

David Kostelancik ka qenë zëvendës ambasador i SHBA në Hungari, ndërsa ka mbuluar edhe marrëdhëniet me Rusinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, teksa edhe çështja e influencës së Moskës në Ballkan mund të jetë pjesë e diskutimeve.Reforma në drejtësi dhe Vettingu mbështeten fort nga SHBA.