Krizë e paprecedentë nga emigracioni i paligjshëm në Los Angeles

18 Qershor, 14:48

Agimi i ditës së hënë në Los Angeles, ishte i pazakontë. Çadra të ngritura dhe mijra refugjatë të pastrehë, tërhoqën vëmendjen e kalimtarëve të shumtë. Rritja e numrit të emigrantëve ardhur nga vendet më të varfra të globit, është kthyer në një problem në rritje në gjithë shtetin amerikan.

Kriza e paprecedentë në Los Angeles është derivuar nga rritja prej 20-35% e numrit të emigrantëve të paligjshëm që kanë prekur ëndrrën amerikane.

Autoritetet lokale të shërbimit social kanë raportuar se numri i emigrantëve të pastrehë ka shkuar në 58,936 individë, ose 12% më shumë krahasuar me vitin 2018

Kriza e vazhdueshme dhe në rritje ka future në krizë dhe shërbimin social, i cili merret me trajtimin e shëndetit mendor, varësinë nga droga dhe fuqizimin me ushqim

Përballë një situate të tillë problematike dhe pasi Meksika ka rënë dakord të ndërmarrë “hapa të paprecedentë” për të ndihmuar në frenimin e rrjedhës së emigrantëve në SHBA në mënyrë që të shmangen tarifat tregtare të kërcënuara nga Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka paralajmëruar dëbimin e miliona njerëzve që jetojnë ilegalisht në SHBA.

Në një seri postimesh në Twitter, Trump ka shkruar  se zyrtarët e migracionit do të nisin javën e ardhshme, procesin për “largimin e miliona të huajve të paligjshëm, që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara. “Ata do të dëbohen sa më shpejt”, shkruan Trump./Përgatiti Ilir Çuçi

Kategori të tjera