Krokodili ndërpret ndeshjen e golfit

28 Mars 2019, 14:21

Reshjet dhe i ftohti nuk janë të vetmet shkaqe prej të cilave mund të ndërpritet një ndeshje golfi. Në Gorgia të SHBA, në fushat e klubit “Savannah Harbor”, ndërsa dy anëtarë të klubit po zhvillonin një ndeshje golfi, loja u ndërpre për një arsye vërtetë unikale.

Papritur dhe nga asgjëja, në fushën e gjelbër u shfaq një krokodil gjigand që i la të gjithë pa fjalë dhe të shtangur. Nuk është e rrallë që këtyre anëve shëtisnin reptilë të tillë por ky i “Savannah Harbor” ishte vërtetë shumë i madh dhe i gatshëm në çdo çast të sulmonte.

Episodi, sa i frikshëm dhe argëtues, u filmua nga Ed Vance i agjencisë Reuters. Ai vërtetë priste që të ishte fituesi i këtij dueli golfi por në fakt ia la vendin një tjetër specie./Përgatiti Ilir Çuçi