TIRANË - Kryeministri Edi Rama publikoi sot një hartë që tregon kronologjinë e mbylljes së shkollave në Europë, ku shihet se sa shpejt ka vepruar Shqipëria në rang europian.
Vendi i parë që ka mbyllur shkollat në 4 mars është Italia. Më pas në 9 mars, shkollat janë mbyllur në Shqipëri dhe në Rumani.
Shqipëria i mbylli shkollat menjëherë pas paraqitjes së rasteve të para me koronavirus.
Në vijim në 10 mars shkollat u mbyllën në Republikën Çeke dhe në Greqi.
Në 11 mars në Poloni, Danimarkë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në 12 mars shkollat i mbylli Austria, Irlanda, Lituania, Turqia, Letonia, SHBA, Kosova, Norvegjia.
Në 13 mars Izraeli, Belgjika dhe Mali i Zi.
Ndërkohë nesër, në 16 mars, shkollat do të mbyllen në Francë, Gjermani, Spanjë, Hungari dhe Kroaci.
Të vetmet vende në Europë që nuk kanë marrë akoma vendim për mbylljen e shkollave janë Serbia, Vendet e Ulëta dhe Britania e Madhe.