Kruja vatër e COVID-19, mjeku: Në spital s’ka pacient të prekur, dërgohen në Tiranë

30 Prill 2020, 18:13

Kruja vijon të jetë një ndër vatrat më të rrezikshme të COVID-19. Ku rastet pozitive janë punonjëse fasonerie, kontakte apo familjarë.

Mjekët e spitalit të Krujës shprehen se spitali është në funksion me kapacitet të plotë 24 orë në 24 dhe çdo i sëmurë që paraqitet në urgjencën e spitalit trajtohet me masa mbrojtëse si të ishte i prekur me koronavirus. Personeli mjekësor ka veshjet e posaçme si dhe janë marrë masa edhe për pacientët.