Kruja vatër e nxehtë infeksioni, pronari i marketit për Report TV: Puna ka rënë, frikë kemi...

22 Prill 2020, 14:21

Pronari i një marketi në Krujë tregoi për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta se shitjet kanë rënë për shkak të situatës, ndërsa punojnë me frikë, pasi kanë kontakt direkt me klientët. "Punojmë me frikë, pasi kontakti me njerëzit, jemi përballë. Por e kemi mbajtur atë rregullin dhe nuk është se kemi pasur probleme. Puna ka rënë, nuk po punojmë si më parë. Paraditja është punë një orë ose një orë e gjysmë. Unë e mbyll në orën 3 se nuk ka lëvizje. Pjesa më e madhe e të prekurve është te fasoneritë. Nuk e kisha parë asnjëherë qytetin pa turistë. Kruja shquhet për turizëm, por si këtë radhë nuk ka ndodhur ndonjëherë" tha ai.