Krujë- Fuoristrada del nga rruga përfundon në greminë! Humb jetën 52-vjeçari, rëndë dy të tjerë

17 Shtator, 14:32

KRUJË- Një aksident i rëndë është regjistruar në në rrugën e Qafështamës në Krujë, ku një person ka humbur jetën e ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Gazetari i Report Tv, Julian Shota raporton se mjeti tip fuoristradë me targa AA 658 BO ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Për pasojë ka humbur jetën Qazim Basha 52 vjeç. Ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë Besim Karaj 56 vjeç e Ermir Zyflia 32 vjeç i cili është dëguar në spitalin Ushtarak në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Kategori të tjera