Krujë/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre, në afërsi të disa banesave

3 Qershor 2022, 11:52

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre e ferra në rrugë e Burrelit, në hyrje të qytetit të Krujës.

Mësohet se në zonën që ra zjarri, ka banesa dhe biznese, të cilat rrezikoheshin nga flakët.