Kryedemokrati 'thërret' në mbrojtje kreun e Komunës së Mitrovicës: Shpifje ndaj nipit tonë

23 Nëntor 2020, 14:51 | Përditesimi i fundit: 2020-11-23 14:54:18

TIRANË- Në një kohë kur është vendosur në qendër të vëmendjes për rolin që ka pasur gjatë luftës së Kosovës, kryedemokrati Lulzim Basha zgjedh që ta mbrojë veten e tij nga këto akuza, nëpërmjet palëve të treta. Ai ka pritur sot në një takim kreun e komunës së Mitovicës Agim Bahtiri, i cili për përfundim të bisedës, ka folur me supelativa për Bashën, duke thënë se kontributi i tij në Kosovë nuk do të harrohet dhe i ka quajtur të gjitha deklaratat si shpifje të ulëta.

"Sot kam ardhur të vizitoj mikun tim dhe qytetarin tim për arsye se për punën dhe kontributin që ka bërë për Kosovën, unë e kam shpallë Qytetar nderi zotin Lulzim Basha. Dhe kam ardhur ti jap një përkrahje maksimale për të gjitha sfidat që po kalon vendi, si në Kosovë edhe në Shqipëri. Prandaj edhe të bëj një apel, te gjithë krerëve të partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë që të bashkohemi sot si një trup për arsye se kemi një tragjedi në Kosovë të cilat po Kosova është në situate tejet të keqe dhe brenguese për arsye se çlirimtarët tonë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës sot po trajtohet në Hagë padrejtësisht. Prandaj shpifjet më të ulëta që i bën dikush me qëllime të caktuara, nuk i takojnë Bashës dhe për atë jemi këtu që të mbrojmë deri në fund në emër të gjithë qytetarëve të Mitrovicës por edhe shumë qytetarë të tjerë te Kosovës sepse e kemi nip dhe si i tillë ka dhënë një kontribut të veçantë për Kosovën dhe unë e falenderoj përzemërsisht por njëkohësisht i uroj dhe sukses në punën e tij të palodhshme dhe kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë dhe shpifjet e dobëta prej disa njerëzve që nuk dua të përmend emra po janë tê ulëta dhe janë të shpifura prej punët deri këtu", tha Bahtiri.