Kryediplomati dënon sulmet ndaj KZAZ: S'duhet të ketë parti që s’hyjnë në zgjedhje! Shmangni politikanë e gazetarë violent

20 Qershor 2019, 16:00

Ambasadori i Austrisë, Johan Sattler nga Shkodra i ka dhënë një goditje të fortë sulmeve të opozitës ndaj djegieve dhe shkatërrimit të shkollave e të materialeve zgjedhore të KZAZ-ve.

Gjatë një takimi me të rinjtë, ambasadori Sattler deklaroi se ai është dakord me atë që ka thënë ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli dhe ka thënë se kryetarët e partive duhet të ulen në tavolinë për të gjetur një zgjidhje.

"Është nxehur shumë situata dhe ka patur incidente sidomos ne veri dhe nuk duhet të shkohet kështu deri në fund për të parë se çfarë duhet te ndodh. I them të dy palëve që të bëjnë hapa prapa në ketë aspekt në mënyrë që të mos ketë situate më të rëndë. Keni polarizim në Shqipëri. Edhe pse jetoj prej 30 vitesh këtu nuk e kuptoj atë çfarë ndodh, klanet, përplasjet e tjera edhe pse jepen disa shpjegime për këto qe nuk me bindin asnjëherë. Ju duhet t’i kapërceni këto" ka thënë ambasadori i Austrisë.

Më pas Sattler ka shtuar se ndryshimi mund të ndodhë vetëm nëse do populli dhe jo kur duan  partitë.

“I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Nuk jemi në 1912 dhe jemi në 2019 dhe përgjegjësia është totalisht e juaja. Momentet që po jetojmë janë përsëritur shpesh ne 25 vitet e fundit dhe them se është koha te ulemi dhe t’i shohim çfarë duhet rregulluar, ta shohim sistemin për ta përmirësuar. Diçka duhet te ndodh sepse Shqipëria është në një krizë me të madhe se zakonisht. Kriza aktuale mund t’ju japë kohë për të reflektuar për sistemin. Çdo herë kur ka zgjedhje në Shqipëri ka kriza, në vendet e tjera zgjedhjet i zgjidhin krizat ndërsa këtu është e kundërta. Kryetaret e partive të ulen së bashku. Djegia e shkollave është aspak e këndshme. Ata me mendësi demokratike nuk djegin shkolla dhe unë bie dakord me zonjën Topalli dhe ju duhet të merrni një hap prapa dhe te ballafaqoheni me këto probleme. Mendoj se duhet ta përballoni kohën e zgjedhjeve me gjakftohtë dhe të ndërtoni një sistem ku parti qe nuk hyjnë në zgjedhje apo që nuk njohin zgjedhjet të mos ketë më, të gjeni një kompromis për këtë. Është shumë e rëndësishme që sistemi të hapet dhe partitë e vogla të kenë edhe ato një mundësi. Ka ardhur momenti të  merreni edhe me administrimin e zgjedhjeve. Duhet të keni teknokrat 3-4 muaj përpara zgjedhjeve për të përgatitur situatën. Duhet te ketë një debat kombëtar për ketë dhe nuk mund t’ia lini vetëm politikaneve por ju duhet te jeni aktoret kryesor dhe duhet te shihni çfarë bëni ju për vendin dhe jo vendi për ju. Ndryshimi ndodh vetëm nëse doni ju ndërsa edhe ndërkombëtarët bashkë me shqiptaret e duan ketë ndryshim te situatës dhe kjo pa ju është e vështirë te ndodh. Ka patur edhe shume anullime këto kohe për shkak te lajmeve ne media për kokteilet e molotovit, zjarret e tjera si këto. Nëse ju vazhdoni me këto mënyra do ketë shumë ndikim edhe tek europianët e tjerë dhe pastaj është shumë e vështirë të hiqet një imazh i keq nga truri i tyre” ka thënë ambasadori Sattle.

Ndërsa i pyetur për përgjimet ne Bild, ambasadori austriak u shpreh se mund të jenë të sakta por duhen pritur vendimet e gjykatës ndërsa shtoi se shpresa e madhe është tek reforma në drejtësi.

Sattle ka komentuar edhe 'ngërçin' për 30 qershorin duke thënë se situata mund të zhbllokohet megjithëse duhet vepruar. Ai ka thënë se ka gazetarë që bëhen violent me situatën  por duhet që qytetarët të tregohen të kujdesshëm.

 “Përgjimet mund te jenë te sakta dhe nëse ka përbërje kriminale duhet të konfirmohet. Nuk e di nëse e keni ndjekur në Austri për një video qe tronditi Austrinë dhe nëse ka diçka duhet gjykuar nga gjykatat dhe këtu shpresa e madhe është tek drejtësia. Vettingu është gjithashtu duke u bërë dhe duhet t’i marrim hap pas hapi dhe duhet ta nisni nga sistemi gjyqësor. Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme. Sa i përket zgjedhjeve me 30 qershor, situata mund te zhbllokohet por duhet te veprohet menjëherë. Ajo qe nuk me pëlqen është se shumë politikan dhe gazetar bëhen violent dhe te rrezikshëm dhe shpesh thërrasin për katarsis te sistemit por në mënyra violente dhe këto situata mund t’ju shkurajojnë dhe t’ju hedhin pas me vite por ju duhet te jeni te kujdesshëm ndaj thirrjeve për dhune”ka deklaruar më pas Sattle.

Sattle ka dhënë edhe një mesazh të fortë për dy kahet e politikës duke thënë se duhet të gjejnë një rrugë bashkëpunimi për të qenë pjesë e BE. Ai tha se partitë politike në Shqipëri duhet të ulen bashkë për ta zgjidhur këtë situatë sepse gjakrat janë nxehur shumë dhe nuk duhet pritur fundi i kësaj historie por të bëhen hapa prapa për ta zgjidhur.

 “Ka mesazhe nga ana jonë për të dyja palët, opozitën dhe qeverinë.  Edhe para dy ditësh pas vendimi te Komisionit te Europës për Shqipërinë qe mendoj se nuk është kompromis i keq për të zgjidhur situatën dhe për të vendosur gjykatën kushtetuese besoj është një mesazh për të gjitha palët. Besoj qe kanë akoma kohe për tu bërë bashkë dhe duhet përdorur koha deri ne momentin e fundit për ta zgjidhur sepse është nxehur shumë situata dhe ka patur incidente sidomos ne veri dhe nuk duhet të shkohet kështu deri në fund për të parë se çfarë duhet te ndodh. I them të dy palëve që të bëjnë hapa prapa në ketë aspekt në mënyrë që të mos ketë situate më të rëndë. Keni polarizim në Shqipëri. Edhe pse jetoj prej 30 vitesh këtu nuk e kuptoj atë çfarë ndodh, klanet, përplasjet e tjera edhe pse jepen disa shpjegime për këto qe nuk me bindin asnjëherë. Ju duhet t’i kapërceni këto. Për të zgjidhur kriza të mëdha duhet të ketë edhe koalicione të mëdha dhe ju duhet të jeni më të bashkuar për të qenë pjesë e BE. Keni humbur shumë kohë në këto 30 vite. Është e lehtë për të thënë që është faji i klasës politike, është edhe faji juaj, pse rrini në shtëpi, pse nuk shkoni te nënshkruani nje peticion, detyroni partitë te jenë të hapura, mos i lini kryetarët të jenë diktator, duhet te gjeni një çështje të mirë për të luftuar që mund të jetë ose jo politike. Duhet të bëni me shumë se politikanët tuaj” ka përfunduar Sattle.