Kryeinspektorja e ISHSH, Braho: Janë kryer 672 inspektime nga 762 fasoneri në gjithë vendin, 14 prej tyre janë mbyllur

24 Prill 2020, 17:13

Kthimi i fasonerive në Krujë në një vatër të re të rrezikshme për përhapjen e COVID-19, ka bërë që inspektimet të intensifikohen edhe më shumë në këto biznese që kanë grumbullime të mëdha të njerëzve. Kryeinspektorja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho ka inspektuar një fasoneri në Vlorë, ku ajo që vihet re janë plotësimi i të gjitha kushteve për të mbrojtur punonjësit nga rreziku i koronavirusit.