Kryemadhi: Bashkojuni protestës së studentëve të hënën, ndryshe mallkimi i tyre do bjerë mbi ne

15 Dhjetor 2018, 16:36

DURRËS- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat në qytetin e Durrësit.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi nuk ka lënë pa përmendur edhe protestën e studentëve (SHIKO KËTU) ku edhe i ka bërë thirrje anëtarëve të partisë së saj që t’i bashkohen kauzës së tyre.

Bëj thirrje që prezenca të jetë e jashtëzakonshme, nëse nuk do të luftojmë sot mallkimi i shpirtit të tyre do ta na bjerë ne. Ata na dhanë një mësim të mirë për të kuptuar se mbi të gjitha qëndron Shqipëria dhe jo flamuri partiak. Mos heshni, organizohuni të shkojmë dhe t’i japim zgjidhje kërkesave të studentëve. Sot unë ju bëj thirrje që të hënën ju të gjithë t’i bashkoheni studentëve në Tiranë. 

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së