Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetës të LSI në një ambient të vogël, ku bëri thirrje për pjesëmarrje për protestën e nesërme të opozitës. Kryemadhi deklaroi se beteja në protestë nuk është me Edi Ramën por me grupin dhe sistemin që ai ka ngritur. Edhe njëherë tjetër
Kryemadhi u distancua nga dhuna në protestë duke thënë se ajo duhet të jetë paqësore, ndërkohë që nga ana tjetër lideri demokrat Lulzim Basha ka përsëritur deklaratat se nuk mund kontrollojë zemërimin e protestuesve duke hequr nga vetja përgjegjësitë për aktet e dhunës.
"Deklaratat e Bundestagut që dalin haptas me ndërkombëtarë që janë të përfshirë në dialog, nuk janë tabu, as dorëheqja e kryeministrit nuk është tabu. Nesër është një protestë, dhe do të jetë një nga protestat më të mëdhaja. Madje mund të them që do jetë edhe më e madhja. Beteja jonë nuk është Edi Rama me grupin e tij. Beteja jonë është hapja e negociateve me BE. Nesër mos ndaloni. Nesër atje. Protestat tona paqësore janë protestat me të bukura që ka pasur Shqipëria. Ju bëj thirrje të distancoheni nga dhuna. Edhe pse njerëzit janë të mërzitur. nuk është detyra jonë të sulmojmë godinat, beteja jonë është të rrëzojmë sistemin e kalbur të Edi Ramës. ne e dimë që policët që janë motrat dhe vëllezërit tonë janë në kushte jo të mira, me paga të ulëta. Ata rrijnë e mbrojnë një frikacak i cili nuk rri asnjëherë në zyrë. Ata kanë nevojë të ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Nesër në protestë janë edhe ata me ne për të rrëzuar njëherë e përgjithmonë krimin e organizuar që ka fytyrën e Edi Ramës. ju jam mirënjohëse për kurajon që me keni dhënë mua. Duhet të zhbëjmë këtë metastazë që pi gjakun e shqiptarëve prej 21 vitesh që kur mori postin e ministrit të kulturës. Ne kemi qenë bashkëfajtorë. Ed drejta e shqiptarëve nuk mund të nëpërkëmbet as nga Rama as nga Monika as Basha. Të gjithë kishin mëdyshje për alternativën tonë por nuk ka mision më të pastër se të garantosh të ardhmen e shqiptarëve. Na del një detyrë e madhe sepse duhet të ftojmë të gjithë djemtë dhe vajzat që jetojnë jashtë të kthehen në Shqipëri", u shpreh Kryemadhi.