Kryemadhi: COVID-i kërkon masa konkrete jo propagandë! Kur nuk kurseni për koncesionet, mos e bëni as për shëndetin e nxënësve

27 Shtator 2020, 17:28

TIRANË- Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi situata e COVID-19 kërkon masa konkrete, jo propagandë. Ajo ka vënë theksin në testimin e nxënësve dhe mësuesve. Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë. Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë. Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione", shkruan Kryemadhi.