Kryemadhi: Drejtorët e bashkisë po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI, më qesharakja oferta për Silva Cakën

17 Janar 2021, 13:43

Në një takim me votues për herë të parë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka akuzuar njerëz pranë bashkisë së Tiranës, se sipas saj po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI.

Sipas Kryemadhit kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka tentuar të blejë ish-deputeten Silva Caka.

“Dje kemi qeshur dhe kemi filluar të bëjmë barcaleta tashmë sepse ju janë turrur të gjithë njerëzve që janë protagonistë apo individë të LSI apo LRI dëgjojmë dhe qeshim nga ana tjetër e telefonit sesi drejtorë të bashkisë marrin dhe ju premtojnë vende punë anëtarëve të LSI për ti futur në Bashkinë e Tiranës. 

Ose më qesharakja është sesi Lali Eri fton Silva Cakën, deputeten e LSI , dmth janë këto janë banalitete që gjejnë vemje politike të cilat faktikisht Shqipëria për hir të së vërtetës e ka këtë defekt. Dhe gjithmonë duhet rigjenerimi, rifreskimi i klasës  politike për të sjellë njerëz të rinj, figura të reja dhe çdo konsumim politik që vjen të cilët faktikisht i kanë dhënë kosto politike  grupeve të caktuara politike apo njerëzve të caktuar. Kjo është demokracia”, tha ajo.

  •