Kryemadhi e 'frymëzuar' në Vlorë, deformon poezinë e Ali Asllanit, thirrje për revolucion me Fan Nolin: Nuk kemi nevojë për PD

3 Prill 2021, 11:15

E frymëzuar ishte kryetarja e LSI-së sot në Vlorë, ku prezantoi kandidatë për deputetë të kësaj force në këtë qark. Ajo e nisi fjalën e saj me poezinë e Ali Asllanit "Vlora, Vlora!", të cilën e deformoi ku vargjet "Vlora, Vlora, Vlora, Vlora, rroki armët, bëja forra!", i ktheu në " Vlora Vlora Vlora Vlora, rroke votën bëje fora".