Kryemadhi: Edi Rama, do skuqesh në tigan nga tre milionë shqiptarë!

22 Tetor 2020, 20:57

Pas deklaratës së Edi Rama, ka ardhur përgjigja e kryetares së LSI. Në një video publikuar në Facebook, Kryemadhi dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ironizojnë deklaratat e Edi Ramës. Kryetarja e LSI-së i kthen përgjigje kryeministrit me të njëjtën gjuhë, duke deklaruar se më 25 prill kryeministri do të “piqet në tiganin e 3 milionë votave të shqiptarëve”. Ditën e sotme, gjatë replikave me Lulzim Bashën, Edi Rama sulmoi dhe LSI. “Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s’e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës!”,-deklaroi Rama.