Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se policia ka shoqruar 14 të rinj të ditëlindjes '95 për shkak se i janë bashkuar protestës së opozitës. Ajo tha se ata që duhet të arrestohen janë Damian Gjiknuri dhe cdo trafikant drogë që trafikon drogë me uniformën e policisë.
"Ne jemi këtu për të traguar që ccdo ditë dhe më shumë. Frika dhe paniku që kanë përfsirë Edi Ramën e bëjnë të bëjë gabime njëri pas tjetrit duke arrestuar 14 djem të rinj të ditëlindjes 95 të cilët janë ende fëmijë. Paniku i Edi Ramës detyron policinë të arrestojnë fëmijët e shqiptarëve. I bëj thirrje policisë të arrestojë Damian Gjiknurin dhe cdo trafikant drogë që trafikon drogë me uniformën e policisë. Të rinjtë janë shoqëruar për verifiikim. Ajo që më bën përhstypje është mënyra makabre me të cilën ai përdor policinë e shtetit. Policët janë njerëzit më të shpërdoruar nga Edi Rama", u shpreh Monika Kryemadhi