Kryemadhi 'ekzaminon' Ramën: Fle vetëm 1 orë e 45 minuta, po ta shohësh tani është në WhatsApp online

28 Janar 2019, 21:47

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama fle vetëm 1 orë e 45 minuta në ditë. Ajo tha se është një mik i përbashkët ai që e ka pohuar një gjë të tillë. Sipas saj, pjesën tjetër të kohës kreu i qeverisë e kalon duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp si dhe në rrjetet sociale. "Rama fle vetëm 1 orë e 45 minuta në ditë dhe pjesën tjetër rri në rrjetet sociale. Edhe sikur 15 minuta të flejë më pak, na e ka thënë një mik, ai nuk do jetë i përgjegjshëm në vendimmarrjen e tij", tha Kryemadhi. “Edhe tani po të futesh ta shohësh në WhatsApp është online. Flet me të gjithë”.

    No videos found.