TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e banorëve të zonës së “Astirit”.
Në fjalën e saj para banorëve, Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit që të dëmshpërblejë prishjen e shtëpive të banoëve të zonës.
Të dëmshpërblehen se kanë 22 vjet që paguajnë çdo lloj takse. Edi Rama kërkon të vjedhë pronën dhe paratë e shqiptarëve. Është i papërgjegjshëm dhe kriminal. Nuk spostohet rruga nga pallatet por nga hallexhinjtë. Ne nuk do e tolerojmë këtë gjë.
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së
Më tej, Kryemadhi ka sqaruar edhe mungesën e saj në protestat e mëparëshme të banorëve.
Kemi qëndruar në distancë por gjithmonë për t’ju përkrahur. Më kërkuar sot dhe erdha. Nuk kam asnjë dyshim që janë me të drejtën e zotit. I bëjmë thirrje që të mos guxojnë të afrohët pranë shtëpive të qytetarëve.
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së
Banorët e Astirit kanë hyrë sot në ditën e 17-të të protestës së tyre pasi kërkojnë dëmshpërblim në vlerën e tregut për banesat e tyre. Më datë 15 nëntor, ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës, duke hedhur molotov, tymuese dhe duke tentuar të futen me forcë brenda bashkisë.
Për projektin e "Unazës së Madhe" parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës,bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha.
Ditën e djeshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar i bëri thirrje të gjithë banorëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Re dhe nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit me të gjitha dokumentet përkatëse.
ke.mu.