Kryemadhi i del në mbrojtje: Rama bërtet e ulëret për Metës se e ka frikë! Prisni kur të thotë nuk hyj në zgjedhje po qe ai president

31 Tetor 2020, 16:42

DEVOLL- Nga Devolli, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka dalë në mbrojtje presidentit Ilir Meta, njëkohësisht edhe bashkëshortit të saj,  pasi ky i fundit është vendosur në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama në pothuajse të gjitha deklaratat e tij.

Për Kryemadhi, Rama ka frikë nga Meta pasi ai nuk bën kompromise për pushtetin as për fëmijët e tij. Mdje ajo shkon edhe më tej duke thënë se pret që Rama të thotë se nuki do të hyj në zgjedhje nëse ai do të jetë president.