Kryemadhi kërcënon Ramën: Çdo shtëpi e ka një luftëtar që di të marrë shenjë aty ku duhet

26 Prill 2019, 15:11

Monika Kryemadhi ka qenë e ashpër me kreun e qeverisë, teksa nuk kurseu as kërcënimet. Ajo ka paralajmëruar se vendi do të "pushtohet" nga revoltat e qytetarëve.

"Nuk ka dashuri dhe qetësi me atë njeri që ka veshur me të zeza nënat e shqiptarëve për djemtë e tyre të humbur, për fëmijët e tyre të vrarë ne Kolumbi dhe në gjithë Amerikën e Jugut si peng i kontenierëve të drogës që vijnë në Shqipëri, do të mbarojë. Ia bëj të qartë Edi Ramës dhe të gjithë banditëve të tij, që të ketë kujdes se katër bandat e tij përballë milionave të shqiptarëve janë shumë të vogla, por të mos harrojë dhe një gjë, që në çdo shtëpi të shqiptarëve e ka një luftëtar që di të marrë shenjë aty ku është për t’u marrë. Akoma nuk ka filluar ajo që ai mendon se ka filluar. Revolta e shqiptarëve akoma nuk ka filluar", tha Kryemadhi,