Kryemadhi kujton djegien e mandateve: Kemi qenë përballë një presioni, ishte një nga vendimet më të mira! Treguam që s'jemi partia e karrigeve

15 Prill 2021, 19:56

Që nga djegia e mandateve 2 vite më parë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar se LSI ka qenë përballë një presioni. Megjithëse thekson se vendimi për djegien e mandateve pati një kosto për Shqipërinë dhe politikën, për Kryemadhin ka qenë i duhuri pasi sipas saj treguan se LSI nuk ishte për karriget, por kishte dinjitet