Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi foli për mediat pas dorëzimit të dokumentit me të cilin deklaron dorëhehjen nga posti i deputetit. Ajo tha se deputetët që nuk do lënë mandatin do përfundojnë në kazan si ato të Ukrainës. Ajo tha se LSI-në dhe opozitën nuk i mban peng as vettingu, as tenderat e asgjë tjetër. LSI iu bashkua vendimit të opozitës, ndërkohë që një deputet në radhët e saj, Lefter Koka deklaroi se nuk i bashkohet thirrjes së Bashës për djegien e mandateve.
"Grupi teknik po punon, por këtu nuk është çështje deputeti, këtu është çështje fryme. Kush deputet do të përfundojë në kazan të plehrave si ato të Ukrainës le ta provojë. LSI-në, opozitën nuk i mbajnë peng as inceneratorët, as tenderat, as Vettingu dhe asgjë tjetër. Faleminderit", përfundoi Kryemadhi.