Kryemadhi: LSI s'është më parti e Metës me qetësi dhe dashuri, por e revoltës

26 Prill 2019, 12:45 | Përditesimi i fundit: 2019-04-26 13:42:08

Me një gjuhë të ashpër politike, Monika Kryemadhi është shprehur se LSI-ja e drejtuar nga ajo, ka ndryshuar. Në mbledhjen e Komitetin Drejtues, Kryemadhi tha kjo parti, nuk është i ngjason më asaj të drejtuar nga Ilir Meta, ku kërkonte që t'i zgjidhte problemet "me qetësi dhe dashuri" e që kërkonte stabilitet, por është partia e revoltës.

"LSI nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën që donte stabilitetin e vendit , që kishte hallin e qeverisë dhe qetësisë. Dashuri dhe qetësi me kriminalin nuk ka. Ta ketë të qarta Rama, të mos guxojë të cenojë asnjë gjë të shqiptarëve se s'do jetë përballja ligjore, por do jetë personale se s'ka për ta falur asnjëri kudo që është. I bëj të qartë Ramës që të ketë kujdes, se 4 bandat e tij janë shumë të vogla se gjithë shqiptarët. Rama ta dijë se çdo shtëpi e ka një luftëtar që të marrë shenjë aty ku duhet, revolta e shqiptarëve akoma nuk ka filluar",tha Kryemadhi,

Fjalën e saj, kryetarja e LSI-së e nisi duke komentuar marrëveshjen opozitare, të arritur pak ditë më parë. Sipas saj, qëllimi i kësaj marrëveshje me PD dhe partitë e tjera opozitare është një qeveri tranzitore, sipas së cilëve do të mundësojë realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këtë qëllim, Kryemadhi tha se ia ka bërë të qartë edhe faktorit ndërkomëbtarë, duke theksuar se pavarësisht çdo përpjekeve të tyre për të gjetur një zgjidhje pa arritur deri në pengimin e zgjedhjeve, ata nuk do të lëkunden nga qëndrimi i tyre.