Kryemadhi: Mbështesim qëndrimin e Varhelyi! Rama ka treguar mosbesim dhe frikë

27 Tetor 2020, 11:01

Kryemadhi ka komentuar dhe qëndrimin e komisionerit për zgjerim Oliver Varhelyi për të pritur opinionin e Venecia përpara se të votohet Kodi Zgjedhor.

Ajo mbështet qëndrimin e tij e më pas deklaroi se Rama ka frikë dhe ka treguar mosbesim duke u shprehur se Kodi Zgjedhor do të votohet sa më parë.

"Angazhimi i opozitës së bashkuar ka qenë angazhimi në këshillin politik i cili ka qenë i vështirë nga sjellja e mazhorancës. Ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit e cila është një pikë që krijon një garanci të ndërkombëtarëve. Ajo çfarë ka ndodhur me ndryshimet kushtetuese të 5 qershorit, Varhelyi i kërkoi mazhorancës që të presë opinionin e Venecias. Rama ka treguar mungesë të besimit. Unë e mirëpres kërkesën e komisionerit për zgjerim. Kjo nuk do të thotë se puna jonë do të ngelet deklarative. Synimi ynë është 25 prilli. Edhe Taulant Balla të numërojë votat e opozitës më 25 prill, nuk mund ta ndryshojë dot rezultatin e fitores" - tha Kryemadhi.

  •