Kryemadhi me banorët e njësisë 2: Më 25 prill Edi Rama drejt gropës, do të shtypet si një mizë!

8 Prill 2021, 19:47 | Përditesimi: 8 Prill 2021, 19:47

Nga njësia 2 në Kryeqytet, ku zhvilloi një takim me qytetarët, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se fitorja e 25 prillit do të jetë e sigurt për opozitën, ndërsa nuk kurseu as akuzat për kryeministrin Rama se po e dërgon vendin drejt gropës. Por këtë e fundit e kërcënoi se pas zgjedhjeve do të shkojë vetë drejt gropës e madje sipas saj ‘do shtypet si një mizë’.

“Gropa që Edi Rama hapi për shqiptarët, do të bjeri vetë brenda. Sepse qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm të Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë, e kanë dhënë fjalën e tyre, që më 25 prill do të votojnë djemtë dhe vajzat e tyre, do të votojnë burrat dhe gratë që i dalin për zot këtij vendi, që i dalin për zot familjeve, që i dalin për zot Shqipërisë, që i dalin për zot flamurit kombëtar. . Por ne dimë të tregojmë edhe anën tjetër të monedhës, kur nëse Edi Rama kërkon të cenojë shqiptarët, djemtë dhe vajzat e tyre, ai jo vetëm që do të shtypet si një mizë, por do të zhduket si një specie dhe Shqipëria të mos shikojë më racë të tillë, që shet Shqipërinë dhe djemtë e saj.”, tha Kryemadhi.

b.ha./Shqiptarja.com