Kryemadhi me kontratë në dorë në Kombinat: Firmoseni me Bashkinë para shembjes së pallateve

4 Nëntor 2020, 11:56

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, nga Kombinati ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ka shembur shtëpitë e banorëve në kuadër të rindërtimit dhe i ka lënë ata rrugëve. Për këtë ajo ka shkuar me një kontratë në dorë dhe nga një kopje të saj ua ka dhënë të gjithë banorëve. Kjo kontratë thotë Kryemadhi  duhet të lidhet mes banorëve dhe Bashkisë së Tiranës, kështu sipas saj s'mund të dalin pa shtëpi. 

 

"Rama prish shtëpi dhe banorët i lë rrugëve. Këto 3 familje u tha shpejt dilni. Ai të jep opingat, çuni i Kristaq Ramës i kriminelit që vari Nelën. Ne s'do merremi me të ne do zgjidhim hallet tona dhe do bëjmë që ju të mos u shembet shtëpia. Ne e dimë që ai është nishi për të gënjyer ne sdo merremi me mashtrimet e atij por si do zgjidhim problemin e banorëve. Ne iu kemi sjellë një kopje kontrate, dhe do jemi në kontak se çfarë duhet të të bëjmë. Të bëjmë që ai të mos hyjë në porces shkatërrimi.  Në momentin që ky të prish pronën ku do të shkosh. Bonusin se du fare, dua shtëpinë. Ne duhet ta detyrojmë siç e detyruam për Sami Frashërin. Ne do shkojmë në prokurori tani", tha Kryemadhi.

Ajo u ka dhënë një kopje kontrate të gjithë banorëve, e cila duhet të lidhet mes banorëve dhe Bashkisë së Tiranës, dhe të përfaqësohet nga një përfaqësues ligjor.