Kryemadhi me strukturat e LSI: Bashkinë e Fierit nuk e drejton kryetari por gruaja e tij

5 Janar 2019, 15:48

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte në Fier ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë në këtë qytet. Përveç akuzave drejtuar qeverisë, kryeministrit dhe ministrave, Kryemadhi ka akuzuar sot edhe kryetarin e Bashkisë së Fierit, socialistin Armando Subashi, se nuk ka bërë aq sa duhet për qytetarët e Fierit. Kryemadhi tha para strukturave të LSI në Fier, se bashkia e Fierit, nuk drejtohet nga “kryetari” por nga “gruaja” e tij.

“Ju e dini vetë shumë mirë dhe e ndjeni këtu në Fier sesi socialistët për të shkuar dhe për të mbaruar një punë Bashkinë e Fierit nuk e mbarojnë dot sepse ne e dimë të gjithë dhe e thotë i gjithë Fieri që Kryetari i Bashkisë së Fierit nuk është Kryetari, por është gruaja e Kryetarit, e thonë fierakët vetë.”-tha Kryemadhi.