Kryemadhi në Belsh: Nëse nuk do mbajmë një nga premtimet tona, s'do kërkoj më vota për LSI-në

27 Mars 2021, 10:36 | Përditesimi i fundit: 2021-03-27 14:22:58

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot e pranishme në Belsh, ku prezantoi kandidatin për deputet të kësaj force politike, Dylber Dervishin.

Ndërsa u ndal te premtimet e LSI-së, Kryemadhi theksoi se nuk do të kërkoi më vota për forcën politike që ajo drejton në rast se nuk do të përmbushet qoftë edhe një prej tyre.